Michael Dawson, ish-kapiteni i Tottenham, ka veshur fanellën e “Gjelave” për 10 sezone dhe është një futbollist shumë i dashur për tifozerinë londineze. Sot, Dawson ka folur për Harry Kane, ku shprehet se faji për këtë shterpësi të numrit 10 të ‘Spurs’, një sulmues që është mësuar të realizojë mbi 20 gola në sezon, është Christian Eriksen.
“Para se të ikte, nuk pamë një Eriksen në formën e tij më të mirë, pasi ai nuk donte të rinovonte. Nga ky largim, më shumë se kushdo vuajti Harri Kane, pasi danezi ishte numri 10 i përkryer për të, që i krijonte shumë raste për gol. Tani, Kane është disi i izoluar në sulm, i vetmuar.
Edhe Lucas Moura, Son, Lo Celso apo Dele Alli, janë futbollistë të mirë, por askush nuk i afrohet Eriksen, që ishte i pazëvendësueshëm për Harry Kane. Ndaj ai e ndjen këtë dhe nuk ka shënuar aq sa duhet”, përfundoi Dawson./abcnews.al
Harry Kane looks ‘isolated’ up front for Tottenham, says Michael Dawson#THFC #COYS #Spurs #PremierLeague https://t.co/VQNYB1KAaQ
— Premier League News Now (@NNPremierLeague) July 14, 2020