Një minator është konfirmuar pozitiv për koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e minatorëve të cilët thonë se punonjësi i infektuar ka qenë në punë dhe siç dihet hapësirat e ambientit ku punojnë janë të përbashkëta dhe të mbyllura ç’ka e bën të lartë rrezikun e infektimi të punonjësve të tjerë.
Sakaq shoqata e minatorëve ka kërkuar që institucionet shëndetësore të marrë tamponët për të gjithë minatorët e minierave në Bulqizë.
/abcnews.al