Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rindërtimi, Rama: 8o milion dollarë vetëm grante, Ahmetaj: 140 shkolla në proces ndërtimi

schedule11:46 - 14 Korrik, 2020

schedule 11:46 - 14 Korrik, 2020

Në mbledhjen për dhënien e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit kryeministri Rama tha se qeveria do të paguajë për meremetimet e dëmeve të tërmetit, një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë dollar.

“Janë 8o milion dollarë të cilat i kushtohen vetëm granteve për meremetimin sipas shkallëve të dëmeve. Aktualisht Bashkia e Tiranës ka 5.6 milion dollar në proces dhe nga ana tjetër jemi në procesin e fillimit konkret në terren të punës për ndërtimin e shtëpive.

Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë. Janë dy mbledhje të tjera ku në presim të miratohen 3100 dosje të tjera”, tha Rama.

Po ashtu ministri i Rindërtimi Arben Ahmetaj tha se janë 140 shkolla të cilat janë në proces ndërtimi.

650 milion euro do të financojnë një numër të madh shkollash. Me rëndësi janë njësitë individuale dhe po këtë javë bëhemi gati për punimet. Ndërtimi banesave kolektive urbane ka filluar detajimi i projekteve dhe besoj se në fund të shtatorit do të kemi punë në terren”, tha Ahmetaj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!