Ka rinisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura.
Deputetët e PS kanë theksuar se detajet në lidhje me pragun elektoral dhe nëse do të lejohen ose jo koalicionet do të përcaktohen nga Kodi Zgjedhor dhe kjo nuk do të përcaktohet në ndryshimet Kushtetuese.
PS propozon që në Kushtetutë vetëm të shënohet fakti që zgjedhësi mund të ketë votë parapëlqyese për kandidatin.
Të njëjtin qendrim kanë patur edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare në Kuvend.
Vijon…