Gjyqi i presidentit Thaçi, avokati: Aktakuza nuk është e qartë, deri në vendim s’mund të themi asgjë

schedule16:55 - 13 Korrik, 2020

schedule 16:55 - 13 Korrik, 2020

Avokati pranë Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, Taulant Hodajn këtë të hënë në një intervistë për Abc News ka folur në lidhje me gjyqin për presidentin Hashim Thaçi.

Në bisedën e tij me gazetaren Suela Demiri, avokati ka theksuar se akoma nuk është vendosur se cili do të jetë avokati mbrojtës për kreun e shtetit të Kosovës.

Në lidhje me ftesën e Thaçit në Hagë, ai ka thenë se është ftuar nga zyra e prokurorit të specializuar dhe jo nga gjyqtari i procedurës paraprake, kështu që funksionet e prokurorit ka të listuara se çfarë mund të bëj, deri më tani e kemi të paqartë një gjë të tillë. Presidenti duhet të ketë parasysh që të vlerësoje dhe të japë çdo të dhënë që është në të mirë të mbrojtjes së tij, ose nëse merr ndonjë urdhër nga zyra e prokurorit të specializuar për të mos publikuar ndonjë informacion atëherë është në dorë të tij që ta zbatojë një gjë të tillë. Nuk dihet akoma qartë se cili do të jetë avokati mbrojtës i presidentit Thaçi por ai duhet të ketë një ekip profesional por akoma s’jam në dijeni se ka një emër tashmë”është shprehur avokati.

Ndër të tjera avokati është shprehur se për momentin nuk ka asnjë mendim në lidhje me vendimin që mund të merret, duke theksuar se është legjitime për të folur për një vend në momentin që ato nuk kanë aktakuzën dhe nuk kanë provat.

Sipas tij ajo që dihet deri më tani është se presidenti Thaçi është  ftuar nga Prokurori i specializuar për një intervistë, në lidhje me rolin e tij në ushtrinë e UÇK-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!