Është shpallur futbollisti më i mirë i muajit qershor në Serie A dhe këtë çmim individual prestigjioz, e ka fituar ylli dhe kapiteni i skuadrës së Atalantas, Papu Gomez.
Argjentinasi ka bërë ndeshje të shkëlqyera gjatë muajit qershor në Serie A dhe ka qenë arkitekti i një Atalante të frikshme, duke shënuar dhe duke asistuar në çdo ndeshje që ka luajtur.
Vlerësim mëse i merituar për Papu Gomez, i cili me numrin 10 mbi shpinë, tregon se klasi dhe talenti, nuk njohin moshë. Atalanta renditet në vend të dytë në Serie A, si dhe vazhdon rrugëtimin në Champions League, ku përballë do të ketë PSG-në./abcnews.al
@Atalanta_BC‘s captain and conductor!
He lead his team with sublime plays and incredible assists!Alejandro Gomez ? ⚽#SerieATIM – June 2020 MVP ?#WeAreCalcio pic.twitter.com/1PZafKlz8g
— Lega Serie A (@SerieA_EN) July 13, 2020