“Sa shumë i ngjante gjyshit”, vetëvritet nipi i Elvis Presley-t

schedule10:09 - 13 Korrik, 2020

schedule 10:09 - 13 Korrik, 2020

Nipi i Elvis Presley-t, Mbretit të Rock and Roll-it, raportohet të ketë kryer vetëvrasje. 27-vjeçari Benjamin Keough, djali i Lisa Marie Presley, njoftohet që të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri të dielën.

” Burimet nga zyrtarë na thonë që Ben ka ndërruar jetë në dielën në Calabasas nga një plagë me armë zjarri të vetë-shkaktuar, ” raportoi TMZ, përcjell Abcnews.al

Më pas, në një deklaratë të dhënë për Associated Press, një përfaqësues i zonjës Presley konfirmoi vdekjen ndërsa shtoi se nëna ishte e pikëlluar.

“Ajo është tërësisht zemërthyer, e pa ngushëllueshme dhe e shkatërruar, por po përpiqet që të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe djalin tjetër më të madh Riley. Ajo e adhuronte atë djalë,” thuhet në deklaratë.

Keough kryesisht ka mbajtur një profil të ulët dhe nuk u bë një figurë e madhe publike bazuar në lidhjet familjare. Sidoqoftë nëna e tij vinte shpesh në dukje se sa shumë i ngjante gjyshit të tij, mbretit të Rock and Roll-it. /abcnews.al