Antonio Conte do eksperiencë në skuadrën e tij dhe pret nga drejtuesit që të sjellin në ekip elementët e duhur për të qenë konkurrues dhe për të zvogëluar diferencën me Juventusin që po shkon drejt titullit të radhës në Itali.
Arturo Vidal mbetet një objektiv dhe dëshirë e Contes për ta pasur nën urdhra tek Interi, ndërkohë që italiani do edhe Emerson Palmeiri për krahun e majtë të prapavijës. Së fundmi trajneri zikaltër ka piketuar edhe një tjetër lojtar në Premier League.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan së N’Golo Kante është dëshira e madhe e Conte. Mesfushori francez nuk është më i pashitshëm te londinezët dhe në kampin zikaltër duhet të mendojnë për ofertën e duhur, që të mund ta bindin klubin e Chelsea të lëshojë një nga mesfushorët më të mirë me tipare mbrojtësve. /abcnews.al