Emigrimi ilegal, dy vëllezërit e Seria A rrezikojnë pezullimin nga futbolli

schedule12:55 - 11 Korrik, 2020

schedule 12:55 - 11 Korrik, 2020

Hamed dhe Amad Traore mund të jenë në probleme me ligjin. Dy vëllezërit nga Bregu i Fildishtë që aktivizohen në Seria A, mund të kenë gënjyer për identitetin e babait të tyre.

Sipas raportimit të “La Repubblica”, ka nisur një hetim zyrtar në Parma për të parë nëse emigrimi i tyre në Itali është ilegal apo jo. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar të quajtur Hamed Mamadou Traore dhe dyshohet se të dy vëllezërit kanë hyrë në Itali përmes tij.

Një tjetër person që po vëzhgohet është dhe një punëtor i Atalantës i quajtur Marina Edwige Carine Teher. Nëse hetimi konfirmohet, atëherë Hamad dhe Amad rrezikojnë pezullimin për një kohë të gjatë nga futbolli dhe ndoshta dhe burgun. /abcnews.al