Shpesh njerëzit injorojnë shumë rregulla të rëndësishme për mirëmbajtjen e makinës. Përpos ndërrimit të gomave apo kontrollit të naftës, është e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi dhe shumë elementëve të tjerë si përshembull përdorimi i duhur i frenave të dorës apo kontrollet e rregullta të makinës.
“Bright Side” ka renditur disa rregulla që duhet t’i keni parasysh për ta mbajtur makinën tuaj në gjendje të përsosur dhe që të zgjasë sa më gjatë, shkruan abcnews.al.
Mos e mbështesni dorën në marsh
Shumë njerëz e mbështesin dorën në marsh, por ky zakon krijon probleme për makinën tuaj, veçanërisht në ato manuale.
Bëni ndryshimin e parë të vajit pas 80-160 kilometrash
Vajin e motorit duhet ta ndryshoni pas 80-160 kilometrave, sidomos nëse keni makinë të re. Por, nëse e keni përdorur makinën për një periudhë të gjatë kohore, duhet të ndryshoni rregullisht vajin pas çdo 8 mijë kilometrash ose pas kilometrazhit të rekomanduar për periudhën e ndërprerjes.
Mos e mbani makinën tuaj për shumë kohë pa e ngarë
Nëse e lini makinën pa e përdorur për një periudhë të gjatë, mund të ndikojë tek bateria dhe deformimi i gomave. Gjithmonë sigurohuni që ta lini makinën në një vend të përshtatshëm, duke e larë shpesh, dhe duke e lidhur baterinë me një karikues për ta mbajtur mirë.
Ndryshoni filtrin e ajrit kur është e mundur
Filtri i ajrit është “mushkëria” e makinës suaj. Pluhuri i tepërt i krijuar gjatë përdorimit të automjetit kërkon që të ndryshoni filtrit tuaj të ajrit. Për shkak se makina merr shumë pluhur, performanca e saj mund të zvogëlohet. Është e domosdoshme që të kontrolloni manualin e makinës për të kuptuar se sa shpesh ju duhet ta ndryshoni filtrin e ajrit.
Shmangni pastrimin e motorit me ujë me presion
Pastrimi i motorit me ujë me presion mund të shkaktojë dëme serioze në motorin e makinës. Shmangeni këtë mënyrë, dhe pastrojeni motorin me një leckë dhe një solucion të thjeshtë, e cila duhet bërë të paktën dy herë në vit.
Kini kujdes me përdorimin e frenave të dorës
Është e rëndësishme që gjithmonë t’i përdorni frenat e dorës, pavarësisht nëse makinën e parkoni në një kodër apo në një pjesë të sheshtë. Duhet ta bëni zakon përdorimin e frenave të dorës, pasi mund të rrisë jetëgjatësinë e makinës tuaj. /abcnews.al/