Artan Pogoni, pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News, foli në lidhje me ligjin e sportit dhe problematikat : ““E thatë edhe ju, është reformë apo pseudoreformë. Ajo tavolinë ndodhi për shkak të dhunës. Them pseudo, për shkak se akoma nuk kemi parë asnjë rezultat sa i takon ligjit.
Ende diskutohet. Afati 100 ditor kaloi dhe ka një vit e gjysmë që nuk kemi asgjë. Ka paaftësi nga përfaqësuesit e ministrisë. Jemi në një mosaprovim të ligjit të sportit”. Pogoni, i cili ka qenë pjesë e Bashkisë Tiranë, u kap edhe me Fidel Yllin në lidhje me problemet që ka sporti.
“Kemi 7 vjet demogagji. Sporti nuk ka qenë ndonjëherë më i keq. Duhet të dilni në terren e të shikoni, se unë e sheh shpesh. Betonin e keni ves ju. Më thuaj një kampion botë që e keni nxjerrë në këto vite (i drejtohet Fidel Yllit). Sporti bëhet duke ndihmuar me para. Të hapen hapësira. Mirë që jeni ju. Ata nuk e dinë as për çfarë po flasim ne. O nënë e zezë nëse nuk do ishit ju”. /abcnews.al