Aditya Chakrabortty, The Guardian
Disa ditë më parë, kalova pasditen, me një grua që besonte se qeveria nuk i ka lënë mundësi tjetër, veçse “të vrasë”. Të ulur në një park, Grace dhe unë po vështronim dy djemtë e saj të vegjël që ngjiteshin në pemë. “Unë u trajnova për të shpëtuar jetë, më tha një i diplomuar për mjekësi. Megjithatë tani më duhet të them se: “Unë dhe kolegët e mi mund të mos kemi zgjidhje tjetër përveçse ti lëmë njerëzit të vdesin.”
Grace është një nga ato heroinat e vijës së parë në zemër të lajmeve të kësaj jave, nga përgjimi publik i së dielës deri në sulmin e Boris Johnson ndaj kolegëve të saj. Dhe nëse dëgjojmë historinë e saj do të kuptojmë që sistemi të cilit ne u besojmë të dashurit tanë është një rrëmujë vdekjeprurëse, raporton abcnews.al
Grace punon në azil, një sektor i lënë pas dore gjatë pandemisë. Ajo kujdeset për një grua të re e cila ka edhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Fundjavën e kaluar ajo dhe një koleg i saj punuan 48 orë më shumë duke u kujdesur për një pacient i cili kishte probleme me mushkritë.
Pse shqetësohet një punonjëse e kujdesit shëndetësor nëse ajo dhe kolegët e saj mund të jenë të rrezikuar? Ajo këtë e shpjegon me 3 fjalë që janë thelbësore për rrjedhën e pandemisë: pagesa ligjore e të sëmurëve (SSP). Kjo frazë mbase nuk do të thotë asgjë nëse jeni pjesë e grupit që punëdhënësi juaj jep pagat e plota. Por nëse Grace ndonjëherë sëmuret, ajo nuk do të paguhej dhe do të duhej të mbante familjen e saj me vetëm 95.85 paund në javë. “Unë nuk mund ta paguaj qiranë time me kaq para,” thotë ajo. Çfarëdo lloj problemi që Covid-19 mund ti shkaktoj trupit të saj, sigurisht që do ta shkatërronte atë edhe financiarisht, raporton abcnews.al
“Unë do të duhet të zgjedh midis kushteve të mira shtëpisë time ose të ushqej fëmijët e mi, dhe nga shqetësimi do sëmuresha përsëri.
Skema e pagave të të sëmurëve në Mbretërinë e Bashkuar është më e ulëta në botën e industrializuar . Kur je i sëmurë, çdo njeri duhet të bëjë pushim një ditë dhe përsëri të paguhet, por ta bësh këtë tani është të rrezikosh të sëmurët. “Jam e detyruar të bëj një zgjedhje,” thotë Grace. “Ose unë të jetoj në varfëri ose të lë të vdes pacientin tim.”
Me të njëjtën zgjedhje po përballen mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor që tani kujdesen për baballarët, gjyshet ose fëmijët tanë, në shtëpi apo edhe në komunitete. Megjithëse ajo do të bënte zgjedhjen e duhur, Grace kujton se takoi një punonjës tjetër të kujdesit në kulmin e pandemisë në prill. “Ajo ishte në një gjendje kaq të keqe, kishte kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Harrojeni distancën 2 metra, unë qëndrova në distancë 6 metra larg”. Por pavarësisht gjithë përpjekjeve, pacientja e saj vdiq.
Kam folur me pesë kujdestarë në të gjithë Anglinë. Dy prej tyre kishin koronavirus dhe u futën në borxhe nga faturat e larta të shërbimit. Dikush tjetër ka kërkuar ndihmë në Facebook për pajisje mbrojtëse.
Ajo çfarë reflektohet nga e gjithë kjo është një çekuilibër masiv i pushtetit ndërmjet institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të tyre, raporton abcnews.al
Nevoja për të paguar njerëzit e sëmurë në mënyrë që ata të mos rrezikojnë të tjerët është praktikë e zbatueshme në Whitehall. Në fillim të marsit, instituti i shëndetit në Angli urdhëroi menaxherët t’i jepnin “çdo anëtar të stafit” ,përfshirë ata të punësuar nga agjencitë e jashtme – “pagë të plotë për çdo periudhë gjatë së cilit do të ishin të izoluar”. Qeveria nuk e zbatoi këtë në kujdesin shoqëror.
Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, nuk mori masa rreth azileve, ai madje nuk u shqetësua as për punëtorët në vijën e parë. Grace dhe punëtorët e tjerë kanë më shumë se dy herë të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa popullata e përgjithshme, raporton abcnews.al
Pas dy muajsh kaos dhe mijëra viktimave në azile, Hancock më në fund krijoi një fond për mbajtjen nën kontroll të koronavirusit, pjesërisht për të “siguruar” që punonjësit e azileve me koronavirus “të mos penalizohen” se janë vetë-izoluar.
Sido që të jetë retorika e Hancock, ai ende nuk ka detyruar institucionet që të paguajnë plotësisht punëtorët e tyre nëse sëmuren me Covid-19, edhe pse në Skoci Nicola Sturgeon ka filluar ta zbatojë këtë proçedurë.
Në një studim zyrtar të publikuar javën e kaluar, ku përfshiheshin 9,000 azile britanike tregoi se, me pjesën më të madhe të fondit të Hancock tashmë të shpenzuar, mbi 90% e tyre u është shpërndarë punonjësve të sëmurë. Megjithatë, kur pyeta Zyrën për Statistikat Kombëtare për më tepër detaje më thanë se paga e të sëmurëve ishte “e ulët”, që do të thotë se rreziqet e shëndetit publik mbeten ende të larta, raporton abcnews.al
Punëtorët e azileve kanë kaluar tre muajt e fundit duke rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur të dashurit e njerëzve të tjerë. Paga e të sëmurëve dhe kredia universale kurrë nuk kanë qenë mjaftueshëm të mira, por për sa kohë që çështja preku vetëm ata punëtorë, asgjë nuk u ndryshua. Këto kushte të pasigurta të punës paraqesin një kërcënim vdekjeprurës për pjesën tjetër dhe natyrshëm lind pyetja: çfarë do të bëjmë në lidhje me të?/abcnews.al