Antonio Conte, trajneri i Interit, ka folur para ndeshjes me Hellas Verona. Ai vlerëson këta të fundit, ndërkohë që flet edhe për gjendjen në skuadrën e tij. “Le ta lëmë pas humbjen kundër Bologna dhe të mendojmë për Hellas Verona.
Në këto lloj rastesh është mirë që ndeshjet të jenë pranë. Normalisht zhgënjimi është i pranishëm, por në krahun tjetër duhet të përqendrohesh për takimin e radhës. Në këtë rast ndaj një ekipi shumë të mirë si Verona. E kemi studiuar kundërshtarin. Është e rëndësishme që lojtarët tanë të dinë çfarë loje duhet bërë.
Verona ka bërë një kampionat të shkëlqyeshëm, janë një nga surprizat e sezonit. Kanë një trajner të mirë dhe të përgatitur, sikurse edhe lojtarë të mirë dhe shumë interesantë. Duhet të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur kundërshtarit në çdo aspekt”.
Gjendja e skuadrës? “Skriniar është rikthyer, mundojnë D’Ambrosio dhe Bastoni. Plus edhe lojtarët e dëmtuar. Më këtë problem po përballen të gjithë, sikurse edhe me temperaturat e larta dhe kalendarin e ngjeshur. Është e paevitueshme që dëmtimet të jenë pjesë e çmimit që paguajmë.
Ndonjëherë vendos të mos rrezikosh asgjë prej frikës së humbjes së ndonjë lojtari për shumë ndeshje, por unë u besoj të gjithë lojtarëve të mi. Prandaj edhe do t’u jap të gjithë një shans”. /abcnews.al