Jaguar XJ, super makina e re elektrike që pritet të dalë së shpejti në treg

schedule15:31 - 8 Korrik, 2020

schedule 15:31 - 8 Korrik, 2020

Për herë të parë në historinë e saj, Jaguar XJ do të ketë një version elektrik. Jaguar synon t’ju ofrojë blerësve të tij disa versione hibride pothuajse tek të gjitha modelet, duke filluar me XJ të ri.

Modeli i ri që kompania britanike pritet të nxjerrë në treg është zhvilluar nga i njëjti ekip që krijoi SUV elektrike, i-Pace. Megjithatë, ky model do të përdorë arkitekturën e re të MLA dhe jo të i-Pace bazuar në platformën F-Pace.

Menaxheri i kompanisë, Julian Thompson tha se XJ e re do të krijojë një marrëdhënie të re me shoferin, pasi do të jetë në gjendje t’i ofrojë atij, përveç luksit dhe cilësisë së shkëlqyer të udhëtimit, përvoja të pashembullta të drejtimit.

“Ne duam të paraqesim diçka që sfidon normën, të ofrojmë një alternative që e bën atë më të mirë dhe më të angazhuar në të gjitha nivelet.”, tha ai. /abcnews.al

Jaguar XJ anën e fundit të spyshot