Një person i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli bën të ditur për abcnews.al se shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një atak kardiak.
Nga pamjet shihet se trupi i pajetë ndodhet në trotuar. Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia. Ndërkohë trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës, që do të përcaktojë edhe shkakun e humbjes së jetës. /abcnews.al