Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studiuesit zbulojnë minierën më të vjetër në botë

schedule09:09 - 7 Korrik, 2020

schedule 09:09 - 7 Korrik, 2020

Arkeologët në Meksikë kanë zbuluar një minierë okre 12 000 vjeçare pasi eksploruan një zonë nënujore në Quintana Roo në gadishullin Jukatan. Shpella në të cilën u gjend miniera, mendohet të ketë ekzistuar më shumë se 20 000 vjet më parë, dhe më pas u braktis para se të zhytej nën ujë rreth 8 000 vjet më parë, pas rritjes së nivelit të detit në përfundim të Epokës së Akullnajave.

Studiuesit më parë kanë arritur të gjejnë skelete njerëzish, por pa arritur të kuptonin prezencën e tyre në shpella të tilla. Ekspertët kanë arritur të zbulojnë mjete të përdorura për nxjerrjen e okrës apo dhe mjete të ndryshme për gërmime, shkruan abcnews.al.

Experts find early ocher mine in Mexican underwater caves

Studiuesit nuk kanë arritur të kuptojnë se si banorët e hershëm të Jukatanit e përdorën mineralin pigmentues, por gjetjet arkeologjike të mëparshme kanë treguar se okra ka qenë një praktikë kulturore e përdorur gjerësisht në ritualet mortore dhe për realizimin e pikturave.

“Është ndër zbulimet më të mëdha që janë bërë në dekadat e fundit,” tha Dr. Roberto Junco, zëvendësdrejtor i arkeologjisë nënujore në Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë së Meksikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!