Shtylla i mohoi golin, Abazaj: Fitorja më lumturoi, titullin s’e kemi në dorë

schedule20:53 - 6 Korrik, 2020

schedule 20:53 - 6 Korrik, 2020

Kristal Abazaj e festoi 24-vjetorin e lindjes me një fitore ndaj Tiranës kryesuese. Kukësi iu fal golave të Cooper dhe Et’hemit në pjesën e dytë për të mposhtur bardheblutë e Egbo dhe për të hapur garën e titullit.

Sulmuesi, të cilit vetëm shtylla ia mohoi golin në duelin e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë për Supersport, aty ku pranon se titulli nuk është në dorën e ekipit të Shehit, që numëron gjashtë pikë me pak se Tirana.

Jam shumë i lumtur për tre pikët, festova ditëlindjen me fitore. Kukësi ka pasur gjithmonë një frymë pozitive në grup, djemtë janë të mrekullueshëm dhe kemi arritur të luajmë ndeshje shumë të mira.

https://streamable.com/fb3zrn

Dua të falënderoj Kukësin që ka një grup fantastik lojtarësh. Titulli? Nuk është në dorën tonë, siç e tha edhe trajneri. Kemi bërë gabime, disa ndeshje na kanë ikur për fajin tonë.

E ardhmja? Është pak herët për të folur, por është e sigurt që nuk do të vazhdoj me Kukësin. Nuk e di se ku do të transferohem, në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime“, thekson sulmuesi i ekipit verilindor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!