E rrallë ajo që ka ndodhur në Rusi. Një futbollist, Ivan Zaborovskiy, gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij, Znamya Truda, është goditur nga rrufeja dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Vetë klubi rus, njofton se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe se shpresojnë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt.
Невероятное видео: во время тренировки в 16-летнего вратаря клуба «Знамя Труда» Ивана Заборовского попала молния. Парень выжил, но серьезно пострадал и сейчас находится в реанимации в тяжёлом состоянии. Его ввели в искусственную кому. pic.twitter.com/bbVDJeZmSx
— baza (@bazabazon) July 6, 2020
Kjo ishte ajo çka u raportua një ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme është publikuar një video dhe shikohet momenti që rrufeja e ka goditur 16-vjeçarin, i cili është në gjendje kome. /abcnews.al