I shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, arrestohet 38 vjeçari

schedule10:41 - 6 Korrik, 2020

schedule 10:41 - 6 Korrik, 2020

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 38 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar“Tushemishti”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale A. P., i cili ishte i dënuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Tushemishti”.

Shkon në tre numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tushemishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

  1. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!