Një lajm shumë i hidhur për botën e futbollit. Ish-mesfushori i Nottingham Forest, Derrick Otim, ka ndërruar jetë. Sipas raportimeve në Amerikë, ai fatkeqësisht është mbytur në liqenin ‘Keowee’ në Karolinën e Jugut. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ku Otim po vizitonte disa miq të tij.
Mesfushori luajti deri në vitin 2015 për akademinë e Nottinghamit, ku më pas u vendos në Amerikë për të ndjekur universitetin Xavier. Pati dhe një reagim nga klubi anglez, ku Notttingham i shprehu ngushëllime të afërmeve të Otim.
”Klubi jonë është shumë i mërzitur për të dëgjuar lajmin se lojtari ynë i akademisë ka vdekur. Ngushëllimet tona janë për familjarët dhe miqtë e Derrick në këto momente të vështira”, është deklarata e Nottingham në “Twitter”. /abcnews.al
Rest in peace, Derrick ❤️
#NFFC are saddened to learn of the passing of former academy player Derrick Otim.The thoughts of everyone at the club go out to his friends and family at this tragic time. pic.twitter.com/zqR5thSHlm
— Nottingham Forest FC (@NFFC) July 5, 2020