Indonezia ka shënuar rekord viktimash nga koronavirusi gjatë 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 82 të vdekur, numri më i lartë i vdekjeve të raportuara në një ditë deri më tani që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë në vend.
Kështu, numri në total i viktimave në vend ka shkuar në 3.171. Numri i mëparshëm më i lartë i vdekjeve ditore u regjistrua të martën, kur 71 njerëz raportohet se vdiqën nga sëmundja.
“Nëse shohim numrin e vdekjeve në të gjithë vendin, aktualisht kemi, një përqindje vdekshmërie 5 përqind. Kjo është relativisht e lartë në krahasim me mesataren globale, e cila aktualisht është në 4,72 përqind”, tha të dielën drejtori i përgjithshëm i kontrollit dhe parandalimit të sëmundjes, Achmad Yurianto. /abcnews.al

