Conte: E dua çdo ditë këtë entuziazëm, Interi im luan një futboll ofensiv

schedule18:28 - 4 Korrik, 2020

schedule 18:28 - 4 Korrik, 2020

Interi ndodhet në një moment të mirë. Fitorja 6-0 kundër Brescias ka ngritur moralin e ekipit zikaltër, që nesër luan sërish në “San Siro” (17:15). Kundërshtari i radhës është Bologna e Mihajlovic, një skuadër që triumfoi sezonin e kaluar në Milano.

Antonio Conte pret një tjetër fitore, edhe pse e ka të qartë që kundërshtari nuk është aspak i lehtë. Në konferencën për shtyp, trajneri i zikaltërve vlerëson faktin që Interi është ekipi me numrin më të madh të lojtarëve që kanë mbërritur te goli dhe konfirmon rikthimin e Brozovic.

Vijmë nga një ndeshje e mirë, ku luajtëm me një ritëm të lartë gjatë 90 minutave. Entuziazmi i skuadrës është i rëndësishëm, por duhet ta kemi përditë këtë lloj entuziazmi. Do të përballemi me një ekip që ndodhet në formë të mirë fizike, mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur.

Fakti që lojtarë të ndryshëm gjejnë golin, do të thotë që sulmojmë me shumë lojtarë. Kemi një stil ofensiv tonin, mos të harrojmë që Interi është ekipi me numrin më të madh të lojtarëve që kanë shkuar te goli.

Brozovic? Jemi të lumtur që do e kemi sërish në dispozicion. Ai është rikuperuar, por do e vlerësojmë me kujdes aktivizimin e tij. Ka humbur disa formën që kishte, ka ndikuar fakti që nuk është stërvitur disa ditë me skuadrën“, deklaron Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!