Kai Havertz është gati të hedhë hapin e madh në karrierë. Ylli gjerman ka shkëlqyer me Bayer Leverkusen dhe shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij. Shoku i skuadrës te “Aspirinat”, mbrojtësi Wendell zbulon për The Guardian dëshirën e madhe të 21-vjeçarit.
“Ëndrra e Havertz është të luajë në Premier League. Do të përmirësohet shumë nëse transferohet në Angli. Kai dëshiron të luajë në kampionatin anglez dhe jam i bindur që do të jetë i suksesshëm edhe atje.
Po flasim për një futbollist të kompletuar, i cili mund të luajë si numër 9 dhe si rolin e numrit 10. Ai është mjaft i përqendruar dhe shumë inteligjent. Ia del të kuptojë shumë shpejt atë që kërkon trajneri prej tij“, deklaron 26-vjeçari brazilian. /abcnews.al