Paolo Maldini dhe Milani mund ta vazhdojnë bashkëpunimin, edhe pse fillimisht pati shumë zëra për largimin e legjendës kuqezi si drejtor teknik. “Il Giornale” ka pasur një takim me Ivan Gazidis dhe palët kanë folur me njëri tjetrin për mundësinë e marrjes së një tjetër pozicioni nga Maldini.
Ralf Rangnick nuk do të jetë vetëm trajneri i Milanit, por do të mbulojë gjithë sektorin teknik. Për këtë arsye Maldini nuk mund ta mbajë postin e drejtorit teknik. Në të shkuarën ai ka qenë edhe drejtor për strategjitë dhe zhvillimin sporti të klubit.
Ende nuk dihet se çfarë pozicioni i është propozuar Maldinit dhe mbetet të shihet nëse ai e dëshiron diçka të tillë. Sa i takon trajnerit Rangnick, në rast të një ecurie jo të mirë të Piolit, mund të zbarkojë në Milano para kohe dhe ta drejtojë skuadrën në ndeshjet e mbetura. /abcnews.al