Mimoza Hafizi pak ditë më parë shpalli kandidaturën e saj për rektore në Universitetin e Tiraës. E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, Hafizi foli për këtë kandidaturë.
Ndrë të tjera ajo tha se data 30 korrik që është vendosur për të mbajtur zgjedhjet është e pafavorshme.
“Unë dua të them se nuk është në favor të trupës votuese. Nuk është në favor të studentëve që nuk janë në universitet. Në fakultet kemi vetëm studentët e viteve të fundit. Ishte parashikuar që procesi të mbaronte deri nga data 30 korrik”, u shpreh ajo.
Më tej, Hafizi nuk i ka fshehur rezervat për drejtuesit aktualë të universitet, të cilët prej vitesh mbajnë këto poste.
“Ka interesa me siguri. Unë nuk e ndaj fare këtë mentalitet. Nuk e kuptoj se si mundet një njeri që duhet ti përkushtohet karrierës akademike dhe të dashurojë që për 20 vjet të jetës së vet të jetë dekan ose rektor. Unë kam qenë 4 vite shefe departamenti dhe nuk e kam vazhduar më sepse mendoj se duhet me rrotacion. Si ka mundësi këta njerëz që gjithë jetën mund të rrinë nëpër zyra dekanësh”, tha ajo, ndërsa shtoi më tej se zgjedhjet në universitete kanë degraduar.
“Më vjen shumë keq që zgjedhjet universitare kanë degraduar në këtë farë feje. Kur janë vendosur për herë të parë zgjedhjet në universitete unë kam qenë zv. ministre. Kur shoh se çfarë ka ndodhur kam një vraje ndërgjegje. Kjo është edhe sfidë për mua. Për të treguar se demokracia mund të funksionojë në universitete”, u shpreh Hafizi.
Gjatë bashkëbisedimit me me Mustafa Nanon, Hafizi u ndal edhe tek shkëputja e saj nga politika, ndërsa nuk heziton ta quajë dështim.
“Mund të jetë edhe faji im sepse duhet kuptuar realiteti shqiptar dhe duhet kuptuar se janë disa parike që është shumë e vështirë q ëtë tjerët të ti ndjekin. Ajo që nisa ishte e destinuar të dështonte por kjo nuk do të thotë që dikush tjetër të mos e provojë”, u shreh Hafizi. /abcnews.al