Prej disa muajsh, rrjeti social “Tik Tok” po bën namin, pasi të gjitha moshat janë dashuruar pas sfidave të tij.
Mirëpo, ajo që duket se “po i çmend të gjithë” është sfida “Top don’t rush”, e cila ka në qendër ndryshimin në ‘look’.
Vajzat nga të thjeshta ‘ujë e sapun’ shndërrohen në të bukura, sharmante dhe seksi. Ato e pasojnë në formë vargu radhën, duke sfiduar të gjitha mikeshat e tyre.
Këtë sfidë në disa raste e kemi hasur edhe tek bluzat e bardha, të cilat e kanë parë si një formë argëtuese gjatë ‘luftës’ me pandeminë Covid-19. /abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=A-0ofM3jSPg&feature=youtu.be