Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në një lidhje telefonike me emisionin Pressing në ABC News, foli për shumë tema, ku më shumë u ndalua te ndeshja e sotme kundër Bylisit, e shumëkomentuar.
Numri një i klubit bardheblu, pasi sqaroi shumë gjëra në lidhje me këtë ndeshje, foli edhe për të ardhmen e trajnerit Emanuel Egbo, duke thënë se i është ofruar një kontratë.
“E ardhmja e Egbo? Po ta jap shkurt, Egbo është dhe do të jetë trajner i Tiranës. Mund ta lërë vetë Tiranën, nuk e shkarkon kush. Do t’i ofrohet kontrata e re dhe kemi rënë dakord.
Nuk jam i çmendur t’i them nuk do të jesh trajner dikujt që ka bërë kaq mirë. Egbo do e ketë kontratën në tavolinë, them se do të jetë e firmosur”, thekson Halili. /abcnews.al