Pas ndërprerjes për 5 minuta për shkak të tensioneve të shkaktuara nga Myslim Murrizi, seanca planare ka rinisur sërish me debate.
Kësaj radhe ishte Halit Valteri që kërkoi fjalën në Kuvend duke u përballur me hezitimin e Ruçit, i cili theksoi se fillimisht duhej të mbaronte fjalën ministri i Rendit, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë që Halit Valteri kërkonte fjalën, Ruçi i tha se mund të shkonin të bënin mbledhje diku tjetër duke i kërkuar që të pushonin.
Lexoni më tepër: Tension pas fjalës së Ramës në Kuvend, Murrizi bllokon foltoren, Ruçi largon gardën
Halit Valteri, Myslim Murrizi dhe deputetët e tjetër të opozitës parlamentare kërkuan fjalën duke kundërshtuar rendin e ditës, ndërsa në foltore ishte ministri Lleshaj.
Më herët, fjalën e kishte kryeminsitri Rama i cili kundërshtoi propozimin për listat e hapura duke theksuar se ato nuk sjellin rezultat. /abcnews.al