Interi fitoi 6-0 kundër Brecias në “San Siro” dhe Antonio Conte është i lumtur me paraqitjen e djemve të tij. Trajneri i ekipit zikaltër, foli pas ndeshjes, duke mos i kursyer elozhet, por edhe thumbimet për ata që nuk e duan Interin.
“Jemi shumë të kënaqur, sepse u treguam të aftë për të fituar. Më pëlqeu qëndrimi i skuadrës, djemtë nuk u ndalën në asnjë moment së vrapuari. Më pëlqeu edhe fakti që nuk pësuam gol.
Zhvilluam një ndeshje shumë pozitive dhe duhet të jemi të kënaqur. Problemi është që kur vjen fjala për Interin, gota shihet gjithmonë gjysmë bosh. Nuk e kam problem të më sulmojnë, por mua dhe jo lojtarët e klubin.
Lautaro? Nuk mund të fajësohet për asgjë, e meritonte një gol për kënaqësi personale. Jam i qetë në lidhje me të, po punon shumë“, deklaron Antonio Conte. /abcnews.al