Marash Kumbulla është shqiptari më i kërkuar në Serie A dhe janë të shumta klubet që e duan. Gjithsesi të reja ka për një futbollist tjetër, të ri, dhe që e ka marrë Juventusi kampion. Gazetari Nicolo Schira raporton se marrëveshja është mbyllur dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Albian Hajdari.
Done deal! #FCBasel’s centre-back Albian #Hajdari (born in 2003) joins #Juventus. He has signed 3-years contract. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 1, 2020
Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Basel dhe që ka rënë dakord për të kaluar te bardhezinjtë. Kontrata që ka nënshkruar është 3-vjeçare dhe me shumë mundësi do të luajë me moshat e Juventusit, siç ka bërë edhe më parë sulmuesi Andi Zeqiri.
Hajdari është pjesë e Zvicrës U17, madje titullar i rëndësishëm. Skautët e Juventusit e kanë zbuluar dhe tashmë klubi ka bërë lëvizjen konkretë, duke e transferuar në Itali. /abcnews.al