Tashmë koronavirusi ka nisur të “pushtojë” institucionet.
Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, të infektuar ka patur në Bashkinë e Shkodrës, ku ditën e sotme janë konfirmuar me Covid-19, edhe një tjetër punonjës i bashkisë, si dhe një punonjës poste.
Dy ditë më parë, në Bashkinë e Shkodrës rezultoi pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër si dhe një polic Bashkiak.
Me rastin e sotëm shkon në 4 numri i të infektuarve në këtë institucion. /abcnews.al