Këngëtarja Besa Kokëdhima duket se ka një simpati të madhe për ish-kryeministrin e Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto, ku ka bërë të ditur se është një përkrahëse e madhe e tij.
“Fytyra e një patrioti”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos që ka publikuar në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka treguar konsideratë ndaj ish kreut të qeverisë kosovare, pasi edhe më parë nuk ka nguruar të shprehë publikisht vlerësimin që ka për të. /abcnews.al