Përmbyset trageti, 32 të vdekur në Bangladesh

schedule19:01 - 29 Qershor, 2020

schedule 19:01 - 29 Qershor, 2020

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një traget është përmbysur në Bangladesh, pranë kryeqytetit Dhaka.

Zyrtarët e shpëtimit thanë që trageti u përmbys pas një përplasjeje me një anije tjetër në lumin Buriganga, afër portit më të madh të vendit, Sadarghat.

Mediat lokale raportojnë se trageti vinte nga një fshat në qendër të vendit dhe kishte rreth 50 pasagjerë.

Aksidentet e trageteve janë të shpeshta në Bangladesh për shkak të mbipopullimit.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh kufomash në çanta të bardha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!