18-vjeçarja me Sindromën Down realizon ëndrrën për t’u bërë modele, pozon për Gucci-n

schedule15:49 - 29 Qershor, 2020

schedule 15:49 - 29 Qershor, 2020

Një 18-vjeçare me Sindromën Down ka arritur të realizojë ëndrrën e saj dhe të bëhet një modele. Ellie Goldstein është bërë tashmë një modele e markës së njohur Gucci, teksa ka realizuar një set fotografik për Mascara L’Obscur.

“Më pëlqeu vërtet modelimi dhe më pëlqente të vishja veshjet e Gucci. Unë jam me të vërtetë krenare për fotografinë. “, tha Ellie.  Ellie u bë pjesë e botës së modelingut 3 vite më parë, kur nënshkroi me ‘Zebedee Management’, një agjenci që bashkëpunon vetëm me personat me aftësi të kufizuara.

Ne jemi të gjithë krenarë për Ellie dhe jemi prekur shumë nga komentet e jashtëzakonshme që ka marrë në rrjete sociale.“, tha mamaja e saj.

18-vjeçarja ka arritur të marrë pjesë në një sërë fushatash përfshirë dhe reklamën e Krishtlindjeve të Superdrug 2018, Nike dhe Vodafone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!