Bayern München vazhdon dominimin në Gjermani, ku para pak ditësh të besuarit e Flick ngritën trofeun e tetë radhazi. Presidenti i nderit i rekordmenëve gjermanë, Uli Hoeness, paralajmëron rivalët se ekipi i tij nuk ka ndërmend ta lëshojë titullin kampion dhe bën thirrje për rritje të konkurencës në kampionat.
”Do të jetë e vështirë për ekipet e tjera për të luajtur kundë nesh sepse ne jemi pothuajse perfekt në çdo aspekt. Edhe pse pandemia e Coronavirusit dëmtoi botën e futbollit, Bayernit nuk e ka penguar aspak”, deklaron gjermani për “Blickpunkt Sport”.
”Gara për titullin në Gjemani është shumë e vakët. Ekipet e tjera duhen të bëjnë më shumë përpjekje dhe të investojnë më shumë. Mendoj se kur kriza nga virusi të mbarojë, gjithçka do t’i kthehet normalitetit”, mbyll Hoeness. /abcnews.al