Sherif Kallaku vazhdon të jetë protagonist për Teutën. Mesfushori i talentuar arriti të shënojë dhe në transfertën shkodrane kundër Vllaznisë, pas vetëm 16 minutash lojë.
Vllaznia bëri një gabim në mbrojtje dhe Rubin Hebaj përfitoi, duke iu drejtuar zonës dhe duke fituar penallti. Kontakti është i diskutueshëm, pasi është në limitet e zonës, por për gjyqtarin, penallti.
Kallaku merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke quajtur në qendër të kuadratit dhe duke shënuar. 0-1 Teuta, me Kallakun që zhbllokoi shifrat./abcnews.al
Superiore, java 31
Vllaznia – Teuta 0-1
Kallaku (p) 16’