Po flitet shumë për të ardhmen e Gianluigi Donnarumma. Portieri i Milanit ka qenë në disa merkato në qendër të vëmendjes. Të shumtë kanë qenë personat që i kanë sugjeruar italianit të qëndrojë në Milano, ku këtë herë është ish-gardiani i Milanit, Marco Amelia, i cili i lutet që të rinovojë me kuqezinjtë.
”Gigio, të lutem rinovo. Seriozisht ai ka kohë për të shkuar ku ka dëshirë, por rinovimi dhe të jesh pjesë e planit të rikthimit të Milanit është diçka e mrekullueshme. Po flasim për Milanin, një nga klubet më të mëdha në botë. Donnarumma është portieri italian më i mirë për momentin dhe rinovimi do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëjë”, deklaron Amelia për “Tuttosport”.
”Ai duhet të jetë një nga 4-5 lojtarët që Milani duhet të fokusohet dhe nëse ai qëndron atëherë kuqezinjtë do të kishin një impakt shumë të mirë në merkato. I uroj atij që të shkruajë historinë me fanellën e Milanit dhe të vendosë çdo rekord për sa i përket numrit të fitoreve dhe paraqitjeve.
Ai është shumë serioz, një “djalosh i artë” që meriton gjithçka. Dy vite më parë, kur ishte Gattuso trajner i Milanit, unë shkova takova ekipin përpara duelit me Romën. Menjëherë sapo e takova Gigion e pashë që e kishte ADN-në e Milanit në gjakun e tij”, përfundon ish-portieri italian. /abcnews.al

