Debrecen bie nga elita e futbollit hungarez pas 27 vitesh. Barazimi i djeshëm me Paksi SE në shtëpi u ka dhënë atyre goditjen fatale dhe kjo nuk është pritur mirë nga tifozët e skuadrës kryeqytetase, që ka regjistruar suksese të rëndësishme këto vite.
Nga viti 1993, Debrecen ishte në elitë dhe fitoi 7 tituj kampion dhe 6 kupa, ndërkohë që dje futbollistët e panë veten në një siklet shumë të madh, pasi në shtëpinë e tyre duhet të fitonin dhe të shpëtonin nga rënia.
Tifozët, me të mbaruar ndeshja vërshuan në fushë dhe tentuan t’u hiqnin me forcë fanellat lojtarëve. Ajo që ndodhi ka bërë bujë në media dhe është raportuar anembanë botës. Në Hungari lejoheshin tifozët në stadiume dhe tashmë ndodhi kjo që ndodhi. /abcnews.al