Ditë finalesh në Superiore. Sot luhen tre ndeshjet që përmbyllin javën e 31-të, ndërkohë që dytë janë në Elbasan, Shkodër e Korçë. Kukësi do të tentojnë të ushtrojë presion te Tirana kryesuese dhe kjo bëhet duke mposhtur Bylisin e kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ballshiotët edhe me një barazim do të ishin të kënaqur, pasi do tentonin deri në fund një vend katërshen e parë. Gjithsesi verilindorët janë të dënuar të fitojnë pas humbjes së pësuar me Laçin një javë më parë. Kjo ndeshje luhet në orën 17:00.
Njëkohësisht zhvillohet edhe takimi tjetër i rëndësishëm, Vllaznia-Teuta. Durrsakët kanë mundësinë të ngjiten në vendin e tretë në klasifikim, pas disfatës së kurbinasve një ditë më parë. Shkodranët nga ana tjetër synojnë të lënë vendin e tetë.
Në mbrëmje luhet përballja më interesante. Skënderbeu e Tirana përballen mes tyre. Bardheblutë i kanë sytë nga titulli dhe një fitore tjetër i afron edhe më shumë. Korçarët nuk hapin rrugë dhe një vend në kupat e Europës u mundësohet vetëm nga kampionati, ndaj edhe motivimi është maksimal për t’ia dalë me sukses.
KATEGORIA E PARË – Kastrioti sot mund të sigurojë matematikisht ngjitjen në Superiore. Krutanëve u mjafton një barazim me Erzenin në transfertë, ose që Besëlidhja të mos marrë pikët e plota me Korabin në shtëpi. Në grupin B situata është më interesante.
Apolonia kryesuese do pikët e plota dhe e ka mundësinë ta bëje diçka të tillë, pasi luan në shtëpi me Besën e dorëzuar dhe të braktisur nga një pjesë e mirë e titullarëve. Dy skuadrat rivale, Lushnja e Pogradeci, përballen mes tyre dhe fierakët mund të rritin diferencën aktuale prej 4 pikësh që kanë me liqenorët. /abcnews.al