Simpsons nuk do të lejojë më që personazhet afro-amerikanë të dublohen nga njerëzit e bardhë

schedule15:16 - 27 Qershor, 2020

schedule 15:16 - 27 Qershor, 2020

 Prodhuesit e “The Simpsons” deklaruan të premten se ata nuk do të lejonin më aktorët e bardhë për të luajtur karakteret me ngjyrë.

Deklarata vjen pesë muaj pasi aktori i bardhë Hank Azaria tha se  do të tërhiqet nga zëri i personazhit Indiano-Amerikan Apu Nahasapeemapetilon pas kritikave të rënda.

Është e paqartë nëse Apu apo ndonjë personazh tjetër do të jetë ende pjesë e serive.

“The Simpsons”, e cili transmetohet në Fox Network  dhe realizoi serinë e parë në vitin 1989, është përballur me kritika për vite me rradhë për forcimin e stereotipeve raciste.

Njoftimi erdhi pas demonstratave në të gjithë vendin për vrasjen e George Floyd nga policia./abcnews.al