Shkëmbimi Pjanic-Arthur do të kryhet. Juventusi dhe Barcelona kanë arritur akordin mes tyre dhe kjo fundjavë do të mbyllë gjithçka. Mesfushori boshnjak i bardhezinjve, do të udhëtojë sot drejt Spanjës, për të kryer vizitat mjekësore.
Skuadra katalanase luan sot në fushën e Celta Vigo (17:00) dhe ditën e nesërme është radha e Arthur për t’u nisur drejt Torinos. Braziliani do të luajë me Juven sezonin e ardhshëm dhe pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare.
Arthur (23 vjeç) është vlerësuar 70 milion euro, ndërsa 30-vjeçari Pjanic 60 milion. Juventusi do të paguajë dhe 10 milion euro për këtë operacion. Të dy klubet po nxitojnë për të zyrtarizuar gjithçka përpara datës 30 qershor dhe dita e nesërme do t’i japë fund të gjitha dilemave. /abcnews.al