Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën “Ibrahim Rugova” në zonën e ish-bllokut. Sipas informacioneve të policisë ka mbetur i plagosur pronari i biznesit, 50-vjeçari me iniciale SH.P. Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital më diegie në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga rrjedhja e gazit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al