Po shkëmbenin drogën, katër tropojanët kapen “mat” nga policia

schedule10:31 - 27 Qershor, 2020

schedule 10:31 - 27 Qershor, 2020

Katër Persona kanë rënë në prangat e policisë në Tropojë, pasi janë kapur duke këmbyer lëndën narkotike. Nga veprimet hetimore këta shtetas dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Shoshan.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Porosia”.

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas.

Sekuestrohet lëndë narkotike.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Porosia”.

Si rezultat i operacionit, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

-E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë;

-P. M., 52 vjeç, banues në  Shoshan, Tropojë;

-F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për kultivim dhe shitje të kanabisit.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga Policia në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike.

Nga veprimet hetimore këta shtetas dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Shoshan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit punonjësit e Policisë, në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, zonë e pyllëzuar, gjetën disa fidanë narkotikë, në tentativë për t’i kultivuar.

Janë shpallur në kërkim 3 shtetas, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!