E ulën në gjunjë, pastaj zbrazën karikatorin drejt makinës: Si ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër

schedule10:03 - 27 Qershor, 2020

schedule 10:03 - 27 Qershor, 2020

Breshëritë e gjata të automatikut ndaj një makinë mëngjesin e sotëm kanë rikthyer frikën e ngjarjeve të rënda në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të mëngjesit në rrugën Shkodër – Velipojë, në afërsi të fshatit Darragjat ku Alban Luka ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Mercedes” kur dy persona me motorçikletë i kanë zënë rrugën.

Pasi e kanë zbritur në tokë duke e ulur në gjunjë nën kërcënimin e armëve, ata kanë qëlluar me breshëri të gjata në drejtim të makinës.

Policia nuk ka ende një motiv të ngjarjes, ndërsa nga dyshohet se bëhet fjalë për një paralajmërim ndaj 50 vjeçarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!