Ditën e diel Inter pritet të zhvillojë ndeshjen e tretë që nga rikthimi i Seria A, ku i pret Parma në transfertë. Zikaltrit vijnë nga një barazim dramatik 3-3 me Sassuolon në “San Siro”, por ky nuk është problemi i vetëm për Antonio Conten.
Trajneri italian pritet të ketë një listë të gjatë mungesash këtë të dielë, ku i duhet të bëjë llogaritë pa disa nga titullarët e tij. Dy nga mesfushorët e tij të preferuar, Nicolo Barella dhe Marselo Brazovic, po vuajnë dëmtime të lehta dhe rrezikojnë të mos luajnë kundër Parmës.
Conte shpreson te rikuperimi i kroatit, edhe pse me shumë mundësi ai do ta fillojë ndeshjen nga stoli. Ndërkohë Milan Skriniar është ende jashtë dhe në vendin e tij pritet të luajë Diego Godin. Mungesa të tjera të sigurta janë dhe Stefano Sensi dhe Matias Vecino. /abcnews.al