Eno Skarço, i ftuar si zakonisht në emisionin “Pressing” në ABC News, foli në lidhje me penalltinë që u kthye në Korçë nga arbitri Enea Jorgji. “Si ka mundësi që një gjyqtar i katërt, që është 50 metra, ndryshon vendimin e kryesorit që është 5-6 metra. Si ka mundësi që i njëjti arbitër i katërt e bën të njëjtën gjë.
Kemi një VAR shqiptar. Ky është një sistem i shëmtuar, që godet kur do dhe si do. Bylisit iu anulua gol i rregullt dhe nuk ndërhyri asnjë arbitër i katërt. Jorgji u vendos te penallti. Si sheh gjyqtari i katërt më mirë se kryesori. Ai mund ta ketë parë gabim. Nuk e gjykoj këtë.
Mund të mos jetë penallti, edhe në Bylisi-Vllaznia nuk ishte penallti. Gjesti i bëtë është i shëmtuar. Pse nuk bëhet në ndeshjen tjetër. Pse nuk ndërhyri VAR-i i divanit në Shkodër. Si del arbitri i katërt vendoska për një episod që ndodh 50 metra larg.
Polemika do kishte për penalltinë, por tani flasim për një sistem që godet kë do. Jorgji vetëm aprovoi vendimin. Të gjithë janë të rrezikuar nga ky lloj precendenti. Nuk flasim për arbitrimin. Tani nuk flitet për gabimin njerëz, është e diktuar. Se ku është parë që arbitri i katërt të anulojë penalti, vetëm ju e dini. Si mund të vendosë nga 50 metra larg?”, tha Skarço.
Florian Riza – “E vetmja gjë që di të them, duket se nuk është penallti. Ndërhyrja e mbrojtësit të Skënderbeut është te topi dhe nuk mund të quhet as ndërhyrje. Lojtari i Bylis u hodh në ajër, por për arsyet nga më të ndryshmet, arbitri e ka parë dhe e ka akorduar penallti. Pastaj, të gjithë veprimet që vijnë pas kësaj, ia vlen t’i analizojmë.
Diskutimi i gjatë midis lojtarëve të Skënderbeut dhe arbitrit i dha kohë anulimit të penalltisë. Vendimi i arbitrit binte ndesh me lojtarët e Bylisit. Kjo i dha kohë arbitrit të katërt të ndërhyjë. Vendimin e ndryshon vetëm kryesori, askush tjetër. Tre arbitrat tjerë, janë të lidhur me kufje dhe dëgjojnë se ccfarë thuhet dhe secili prej tyre mund të ndërhyjë. Kryesori është i vetmi autoritet vendosje në fushë.”/abcnews.al



