Vetëm 15 vjeç dhe 219 ditë, Luka Romero shkroi emrin e tij në historinë e La Ligas. Talenti meksikan u aktivizua në minutat e fundit kundër Real Madrid për Mallorcan, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në elitën e futbollit spanjoll.
Romero, edhe pse luajti pak minuta dhe e preku shumë pak topin, tregoi me sekuenca teknikën e tij të lartë, shpejtësinë dhe guximin për t’u futur në driblim. Kundër emrave si Marcelo e Casemiro, vështirë të driblosh, por Luka Romero tentoi në disa raste.
15 vjeçari konsiderohet si Messi meksikan dhe e ardhmja e tij duket e ndritur. Vetëm një problem i vogël: Modeli i tij i flokëve, i cili është komentuar gjatë në rrjetet sociale./abcnews.al