Furgonët dhe autobusët e linjës Vlorë-Berat si dhe në Kukës kanë nisur punën prej ditës së djeshme.
Ata shprehen për ABC News se i kanë plotësuar të gjitha masat e kërkuar nga qeveria, ndërsa ngrenë shqetësimin se nuk ka pasagjerë.
“Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet. Pasagjerët i kemi me maska. Makinat të dezinfektuara. Nisemi me 70% të vendeve. Unë marr dhe pak. Nuk ka pasagjerë. Unë kam marrë borxh nga Vlora dhe tani që kam nis punën me borxh”. thotë një shoferëve.
Pasagjerët thonë se me marrjen e masave të sigurisë nuk kanë frikë të udhëtojnë me autobus.
“Masat i kemi marrë, frikë jo. Do shkoj në Fier”, thonë ata./abcnews.al