Një radhë e gjatë kilometrike makinash ka bllokuar trafikun në Pontina, 5 kilometra larg Romës. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një aksidenti të rëndë sot rreth orës 7 të mëngjesit, shkruan fanpage.it
Sipas raportimeve të disa përdoruesve të Facebook, një kamion u përmbys duke shkaktuar zjarr. Disa ambulanca dhe një ekip zjarrfikës mbërritën në vendngjarje. Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin, por ende nuk dihet nëse dikush është plagosur apo ka pësuar dëme nga flakët.
Akset rrugore të bllokuara nga trafiku janë pjesë e unazës Del Foro Italico dhe Nomentana në drejtim të Tiburtina-San Giovanni-Eur. Gjithashtu trafiku i rënduar është shkaktuar edhe nga një kantier ndërtimi, në Grande Raccordo Anulare midis Collatina dhe di Tor Bella Monaca./abcnews.al