Socialistët të ndarë për kreun e KLSH, Braçe, Braho e Fino kundër emrit të Metës

schedule11:27 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:27 - 25 Qershor, 2020

Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar pak para seancës plenare e cila ishte planifikuar të niste punimet në orën 10:00.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se një pjesë e deputetëve për emrin e Arben Shehut të miratuar nga Komisioni i Ekonomisë.

Zv. kryeministri Erion Braçe, si dhe Spartak Braho dhe Bashkim Fino kanë pasur kritika, duke kërkuar llogari pse u pranua emri i tij për t’u votuar në krye të KLSH.

Megjithatë PS ka vendosur të mbështesë kandidaturën e tij, por gjithsesi ka gjasa që votimi në Kuvend të shtyhet për javën tjetër duke qenë se nuk ishte futur në rend dite.

Komisioni i Ekonomisëmiratoi të martën propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për kryetarin e KLSH.

Shehu është propozimi i katërt që presidenti Meta ka bërë për kreun e KLSH-së, pasi tre kandidaturat e tjera janë hedhur poshtë nga komisioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!